“Humba nënën një ditë para ndeshjes! S’do ndalem, çdo gol ia dedikoj asaj”

schedule15:58 - 23 Prill, 2020

schedule 15:58 - 23 Prill, 2020

Besnik Krasniqi është një emër i njohur për tifozët e Kategorisë Superiore. Mbrojtësi i djathtë dardan u aktivizua me Partizanin, Teutën dhe Flamurtarin e Vlorës. 30-vjeçari nga Prishtina është pjesë e Ballkanit kryesues prej verës së vitit 2018 dhe së fundi ka folur për gazetën Blic.

Një prononcim emocionues nga ana e Krasniqit, i cili humbi personin më të dashur para ndeshjes së nëntorit të kaluar me Llapin. Nëna e Besnikut, e cila ishte tifozja e tij më e madhe dhe nuk linte ndeshje pa parë, mbylli sytë përgjithmonë një ditë përpara duelit me skuadrën nga Podujeva.

Një ditë para ndeshjes me Llapin ndërroi jetë nëna ime. Ky ishte momenti më i rëndë në karrierën time. Ajo i shihte rregullisht të gjitha ndeshjet e mia, madje e ndjente shumë futbollin. Sa herë që nuk kisha rezultate të mira, ajo mërzitej dhe u prekej shumë.

Ishte shumë moment i rëndë për mua ndarja nga ajo. Çdo gol që unë e shënoj, i dedikohet nënës time. Ajo ishte dhe vazhdon të jetë motivi i sukseseve të mia në karrierë. Nuk do të ndalem me sukseset e mia, sepse dua ta bëj krenare edhe atë”, deklaron Krasniqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!