Flavio Donizete, mbrojtësi brazilian që kaq luajtur me Sao Paolo dhe është shpallur kampion bote për klube në vitin 2005, ka kaluar probleme të mëdha për shkak të përdorimit të drogës. Tashmë 36 vjeç, Donizete rrëfehet dhe zbulon se për të blerë kokainë kishte shitur edhe medaljen që kishte fituar.
“Pasi njoha kokainën, humba shumë. Nisi të bëhej e rëndësishme në jetën time dhe pastaj po humbisja gjithçka që kisha. Paratë e kursyera i përdorja për të blerë drogë. Nisa të humb paratë dhe gjërat që kisha, gjithçka. Nuk humba vetëm gruan time, vajzat dhe familjen, që janë akoma me mua.
Për 13 vite isha i varur nga kokaina. Është një sëmundje e ngadaltë, progresive, e pashërueshme dhe fatale. Desh vdiqa. E shita medaljen që të mund të blija drogë me paratë e fituara. E shita për 7 mijë reis. E përdora drogën dhe qëndrova në shtëpi.
Gati 20 herë e shkatërrova shtëpinë, prej drogës së marrë. E përdorja si i çmendur ato kohë. Për herë të parë shpenzova 1 mijë reis për kokainë dhe e përdora për dy ditë. Sa më shumë para kisha, aq më shumë drogë doja”, rrëfen Donizete, të cilit i është kthyer pas disa kohësh medalja që kishte shitur. /abcnews.al