Humb ndjenjat një protestues te ‘Pallati me Shigjeta’, pritet ambulanca, por opozita ka bllokuar rrugët

schedule17:56 - 26 Nëntor, 2024

schedule 17:56 - 26 Nëntor, 2024

Një person ka humbur ndjenjat te ‘Pallati me Shigjeta’, një tjetër pikë ku po protestohet nga opozita.

Gazetarja Gerta Vasku, e cila po ndjek nga afër situatën në këtë zonë, raporton se protestuesi ndodhet prej disa minutash në gjendje jo të mirë, ndërkohë që pritet ambulanca për ta dërguar në spital.

“Protestuesi ka përjetuar gjendje të fikëti, pritet ambulanca që do të vijë ta marrë. Nuk ka një reagim nga ana e eksponentëve të PD. Ata ndodhen pak metra më tej. Ndoshta nuk janë informuar ende.“, raportoi gazetarja./abcnews.al