Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën pasi vaksinohet kundër Covid-19, Departamenti i Shëndetësisë në SHBA nis hetimet

schedule12:47 - 7 Janar, 2021

schedule 12:47 - 7 Janar, 2021

Një mjek amerikan ka humbur jetën disa javë pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, duke shtyrë ekzaminuesit mjekësor që të nisin hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në Majami, SHBA, ku mjeku Gregory Michael ndërroi jetë, dy javë pasi mori vaksinën e Pfizer / BioNTech. Drejtori operacional i Ekzaminuesit Mjekësor, David Caprara, tha se vdekja po hetohet në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësisë në Florida dhe Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar se shkaku i vdekjes ka qenë vaksina, Caprara tha se ajo është një prej mundësive të cilat po merren parasysh dhe po ekzaminohen. Edhe CDC konfirmoi se kishte marrë njoftim për rastin.

Ngjarjen po hetohet edhe nga kompania Pfizer, siç tha në një deklaratë. “Nuk besojmë se ka lidhje direkte me vaksinën”, thuhet në deklaratë. “Nuk ka pasur asnjë të dhënë gjatë testeve klinike ose gjatë administrimit të deritanishëm me vaksinën “mRNA”.

Të mërkurën, CDC raportoi se deri tani, më shumë se 5,3 milionë persona janë vaksinuar në SHBA, por ka pasur vetëm 29 raste me reaksion të rëndë alergjik.

Raste të ngjashme të të moshuarve që kanë humbur jetën pasi kishin marrë dozën e parë të vaksinës janë raportuar edhe në Zvicër, Izrael dhe Itali, por në asnjë rast nuk është konfirmuar lidhja e drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe shkakut të vdekjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!