Një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton gjithashtu se janë regjistruar edhe 23 raste të reja nga 129 testime që janë kryer.
Të hospitalizuar janë 13 persona ndërsa janë shëruar 33 persona gjatë 24 orëve të fundit. Rste aktive mbesin 207. Edhe në fund të shkurtit, u regjistruan dy vdekje si pasojë e Covid në Kosovë./abcnews.al