Humb jetën nga Covid piktori Mustafa Arapi

schedule08:00 - 21 Janar, 2021

schedule 08:00 - 21 Janar, 2021

Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare piktori Mustafa Arapi. 70 vjeçari i infektuar me Covid ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ndodhej i shtruar prej ditësh.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vajza e tij Dorina e Arapi, përmes një postimi në Facebook.

Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta😭😭

Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.

Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!

Të duam përjetësisht!❤”, shkruan vajza.

Ndërkohë vetëm disa ditë më parë ajo zbuloi se babai i saj ishte shtruar tek spitali COVID-2 dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje atij, si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

Arapi i lindur dhe i rritur në Tiranë u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979. Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës./abcnews.al