Humb jetën në moshën 101 vjeçare i mbijetuari i Holokaustit

schedule11:40 - 13 Tetor, 2021

schedule 11:40 - 13 Tetor, 2021

I mbijetuari i Holokaustit Eddie Jaku, i cili vitin e kaluar publikoi kujtimet e tij më të shitura, “Njeriu më i lumtur në Tokë”, ka humbur jetën në moshës 101 vjeçare në Sidnei, sipas një njoftimi të udhëheqësit të një komuniteti hebre.

“Eddie Jaku ishte një fener drite dhe shprese jo vetëm për komunitetin tonë, por edhe për botën,” tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Bordit të Deputetëve të Hebrenjve të New South Wales, Darren Bark.

“Ai do të mbahet mend gjithmonë për pozitivitetin dhe qëndrueshmërinë e tij të vazhdueshme përballë fatkeqësive,” shtoi Bark.

Jaku lindi Abraham “Adi” Jakubowiez në Prill 1920 në qytetin gjerman të Leipzig. Prindërit e tij dhe shumë nga familja e tij nuk i mbijetuan luftës. Ai u përjashtua nga shkolla në vitin 1933 në moshën 13 vjeçare sepse ishte hebre, por arriti të përfundojë shkollimin e tij të mesëm në një qytet tjetër me një pseudonim tjetër në vitin 1938 për inxhinieri.

Ai u arratis nga kampet e përqendrimit, përfshirë Buchenwald dhe Auschwitz. Ai u arratis nga ajo që ai dyshonte se ishte një marshim vdekjeje si i burgosur i Aushvicit. Ai qëndroi për muaj i fshehur para se trupat amerikane ta gjenin të sëmurë nga kolera dhe tifoja.

Në 1946, ai u martua në Belgjikë me gruan e tij Flore dhe emigruan në Australi në 1950.

Ai la pas dy djem dhe katër nipa e mbesa./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!