Tjetër humbje, ndërron jetë mjekja dhe pedagogia e Universitetit të Mjekësisë

schedule15:23 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 15:23 - 8 Dhjetor, 2020

Dr. Suela Muça, mjeke Obsetre-Gjinekologe dhe pedagoge e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, por shkaqet nuk dihen ende.

Prej më shumë se 10 vitesh Dr. Muça ka qenë pjesë e  pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Njoftimi

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta e Dr. Suela Muça, mjekes Obsetre-Gjinekologe dhe pedagoges së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Dr. Muça u lind në vitin 07.02.1972. Në vitin 1997 u diplomua në mjekësi pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe më pas në vitin 2002 u specializua si mjeke Obsetre-Gjinekologe. Dr. Muça ka punuar pranë Spitalit Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Prej më shumë se 10 vitesh Dr. Muça ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Ajo ishte e karakterizuar nga sinqeriteti, mirësia dhe përkushtimi i lartë si mjeke dhe pedagoge.

Largimi nga jeta i Dr. Suela Muça lë pas një humbje të madhe për mjekësinë, universitetin, familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin e mirë ta njohë.

Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe njerëzit e dashur.” 

Sot ka ndërruar jetë edhe një mjek tjetër. Leonard Kamberi, mjek gjinekolog nga Vlora humbi betejën me Covid-19, pas dy javësh që ishte i shtruar tek Infektivi në Tiranë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!