Humb jetën ish deputeti Bello, Meta: Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme

schedule08:47 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 08:47 - 4 Dhjetor, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se vdekja e ish-deputetit Marko Bello është një dhimbje shumë e madhe.

Kreu i shtetit në një mesazh ngushëllimi, shkruan se ai ishte një qytetar model dhe familjar shembullor.

LEXO EDHE: Humb jetën nga Covid ish deputeti i PS, Marko Bello

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!