Humb jetën historiani izraelit që mbronte të drejtat e palestinezëve

schedule12:28 - 22 Qershor, 2020

schedule 12:28 - 22 Qershor, 2020

Historiani dhe profesori i shkencave politike, Zeev Sternhell, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Ai njihej si aktivist i paqes dhe zëri kryesor i së majtës.

Sternhell ishte pedagog  në Universitetin e Jerusalemit dhe njëri nga mbrojtësit kryesorë të të drejtave të palestinezëve. Ai e kritikonte ashpër ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ai ka fituar Çmimin prestigjioz për shkenca politike në Izrael në vitin 2008, duke u cilësuar si një ndër hulumtuesit  më të rëndësishëm.

“Hulumtimi i tij inovativ në shkencat politike, që është përkthyer në shumë gjuhë, solli një ndryshim të thellë në perceptimin akademik të lëvizjeve ideologjike, më saktësisht lëvizjeve radikale”, tha Cohen.

Ayman Oden, udhëheqës i Listës së Përbashkët Arabe në Kuvendin e Izraelit, tha: “Për dekada, ai ishte një zë i dalluar për të drejtat e palestinezëve dhe kundër pushtimit të territoreve.”

Sternhell ka  lindur në Poloni. Ai i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, por humbi nënën dhe motrën. Pas luftës u vendos në Francë dhe më pas në Izrael. Ai ka shërbyer edhe si ushtar në forcat e armatosura.

Në librin e tij të vitit 1989, “Lindja e Ideologjisë Fashiste”, Sternhell tha se fashizmi kishte rrënjë të thella në civilizimin europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!