Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se një 23 vjeçare nga Shkupi e cila ishte në muajin e tetë të shtatëzanisë, gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën në Klinikën akusherike “Nëna Tereza” në Çair të Shkupit.
Ata shtojnë se gruaja dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërsa foshnja e saj është shpëtuar.
“Më 19.07.2021 në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 07:00 në Gjinekologjinë në Çair, me gjendje të përkeqësuar shëndetësore është sjellur N.M (23) nga Shkupi, shtatzënë në muajin e tetë. Sipas denoncimit, ajo menjëherë pas arritjes në spital ka humbur jetën dhe është kryer lindja nga ku gjallë ka lindur një foshnjë e gjinisë femërore”, njofton policia. /abcnews.al