Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premtje.
Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç.
Mediat vendase bëjnë me dije se 82 vjeçari i infektuar me Covid vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku qëndronte i shtruar që prej datës 7 tetor.
Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.
Ndërkohë në Malin e Zi janë konfirmuar të infektuar me Covid mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima./abcnews.al