Human Rights Watch raporton qindra krime lufte të Hamasit

schedule12:28 - 17 Korrik, 2024

schedule 12:28 - 17 Korrik, 2024

Grupet e armatosura palestineze në Gaza kryen qindra krime lufte gjatë sulmit të paprecedentë të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, sipas Human Rights Watch (HRW), e cila sot publikoi një raport mbi këtë çështje, të cilin Hamasi e hodhi poshtë menjëherë.

Ky hetim, i cili është një nga studimet më të hollësishme ndërkombëtare deri më sot mbi sulmin që shkaktoi luftën në Gaza, rendit një sërë krimesh sipas ligjit ndërkombëtar.

Raporti fokusohet në shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar, një grup rregullash të njohura nga shtetet në lidhje me veprimet në kohë lufte.

Human Rights Watch thotë në raportin e saj se në këtë sulm janë vrarë mbi 815 civilë.

Këto krime lufte përfshijnë sulme të qëllimshme dhe pa dallim ndaj civilëve dhe objektivave joushtarake, vrasje të qëllimshme të njerëzve në paraburgim, trajtim mizor dhe çnjerëzor, dhunë seksuale dhe me bazë gjinore, gjymtim dhe përdhosje të të vdekurve, përdorim të mburojave njerëzore si dhe plaçkitje”, thuhet në raportin e detajuar.

Human Rights Watch identifikoi gjithashtu “krime kundër njerëzimit të tilla si vrasja e planifikuar e civilëve dhe marrja e pengjeve, thuhet në raport.

Hamasi akuzoi Human Rights Watch për neglizhimin e asaj që i parapriu sulmit, duke iu referuar pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli dhe luftërave të njëpasnjëshme midis Izraelit dhe Rripit të Gazës që kur Hamasi mori pushtetin në vitin 2007.

Hamasi hodhi poshtë gjithashtu edhe një herë akuzat për dhunë seksuale, duke theksuar se HRË sqaroi se nuk kishte akses në informacione nga qeveria izraelite për këto abuzime, pavarësisht kërkesave të saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!