Human Rights: FIFA të marrë masa, na u premtua se femrat do lejohen në stadiume

schedule10:53 - 31 Mars, 2022

schedule 10:53 - 31 Mars, 2022

Irani rrezikon të dënohet nga FIFA, pasi në ndeshjen e fundit kundër Lebanon nuk lejoi 2000 gra të ishin të pranishme në stadiume.

Ato kishin bileta të rregullta, por nuk u lejuan të ndiqnin ndeshjen. FIFA ka kërkuare informacion të detajuar nga Federata Iraniani e Futbollit.

Shoqata “Human Rights” ndërkohë ka reaguar pas kësaj ngjarjeje, teksa Tara Sepehri Far, një nga drejtueset e saj në Iran, deklaroi:

“Autoritetet iraniane kanë treguar në mënyrë të përsëritur se janë të gatshme të përpiqen të ndalojnë në mënyrë diskriminuese gratë të jenë në stadiumet e futbollit.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, premtoi se gratë iraniane mund të shkonin në stadiume. Tani FIFA të marrë masa”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!