Hulumtimi: Udhëtimi ajror është më i sigurti

schedule15:42 - 20 Maj, 2024

schedule 15:42 - 20 Maj, 2024

Sipas hulumtimeve më të fundit të kryera për të vlerësuar sigurinë e pasagjerëve në lloje të ndryshme të transportit, avioni është mjeti më i sigurt i transportit në Evropë.

Detajet janë publikuar në Raportin e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Sipas të dhënave statistikore të vitit 2018, në Evropë rreziku i vdekjes, si pasojë e aksidenteve me avion, është zero. Shumica e aksidenteve të raportuara janë rezultat i defektit të pajisjes së uljes dhe sistemit të frenimit, i cili klasifikohet si dështim mekanik.

“Siguria e pasagjerëve është prioriteti më i lartë për punonjësit e aviacionit. Rezultatet e sigurisë për vitin 2023 tregojnë se fluturimi është forma më e sigurt e transportit”, tha Willie Walsh, Drejtori i Përgjithshëm i IATA.

Gjatë vitit 2023, numri i fluturimeve është rritur me 17 për qind krahasuar me vitin 2022. Në nivel global, shkalla totale e aksidenteve ishte 0.80 për qind për milion, ky është një aksident për çdo 1.26 milionë fluturime, dhe kjo përfaqëson shkallën më të ulët të përgjithshme në dekadën e fundit.

Rreziku i vdekjes gjatë fluturimit gjithashtu është ulur ndjeshëm, veçanërisht në pesë vitet e fundit. Statistikisht, në atë nivel sigurie, një personi do të duhej të fluturonte me një aeroplan çdo ditë për 103,239 vjet për të përjetuar një aksident fatal.

Megjithatë, Walsh theksoi se është e rëndësishme të punohet për përmirësimin e cilësisë dhe aktiviteteve të sigurisë gjatë fluturimit.

“Për linjat ajrore, është duke nxitur një kulturë të fortë sigurie ku çdo punonjës ndihet përgjegjës për sigurinë, është i motivuar dhe pritet të jetë i informuar për të gjitha informacionet e rëndësishme për këtë çështje”, tha Drejtori i Përgjithshëm i IATA-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!