Hulk dhe Diego Costa nxjerrin Atletico Minieron kampion pas gjysmë shekulli

schedule09:57 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 09:57 - 3 Dhjetor, 2021

Ishte viti 1971 ku Ateltico Miniero ka fituar për herë të fundit trofeun e ligës braziliane. Atletico Miniero e ka mbyllur kampionatin në mënyrë matematikore duke u larguar ndjeshëm nga rivalët. Një titull i fituar me meritë dhe me ndihmën e dy profesionistëve Hulk dhe Diego Costa, të cilët bënë maksimumin në këtë rrugëtim triumfi.

35-vjeçari Hulk ka luajtur 64 ndeshje për këtë vit edhe ka shënuar 33 gola e ka realizuar 13 asistime. Ndërsa Diego Costa në 24 ndeshje ka realizuar 7 gola dhe 1 asistim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!