Albi Alla ka ndryshuar skuadër. Mbrojtësi shqiptar luan prej shkurtit të vitit 2019 në futbollin kinez, teksa në Superiore ka luajtur me Kukësin dhe Flamurtarin.
28-vjeçari nga Pogradeci është pjesë e Shaanxi Chang’an Athletic. Në prill u huazua tek ekipi i ZB Cuju, por ditën e djeshme përfundoi huazimi.
Qendërmbrojtësi, i cili në marsin e vitit 2017 debutoi me kombëtaren kuqezi, ka nisur një tjetër huazim.
Ai ka kaluar te Nanjing City, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez. Alla është prezantuar sot te skuadra e re. /abcnews.al