Hua të mundshme nga FMN

schedule14:00 - 20 Shtator, 2017

schedule 14:00 - 20 Shtator, 2017

Ndërsa marreveshja trevjeçare me FMN-në ka mbaruar nuk përjashtohet mundësia e një bashkëpunimi të ri dhe financimit sërish të qeverisë shqiptare nga Fondi. Takimet kanë nisur këtë të mërkurë.
Qeveria shqiptare pritet të marre sërish financim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në axhendën e parashikuar të takimeve të misionit, pritet të diskutohet për disbursimin e kredive të reja të jashtme për periudhën 2017-2022 . Takimet filluan të mërkurën me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe Ministrin e Financave dhe të ekonomisë Arben Ahmetat. Krahas financimit, në Ministrinë e Ahmetajt pritet të diskutohen në nivel teknik borxhi public dhe buxheti i shtetit.
Ekspertet e FMN-së vlerësohet të jenë informuar nga Ministria e Financave për ecurinë e reformave, ristrukturimin e kësaj qeverie dhe programin ekonomik për 4 vitet e ardhshme.
Sipas axhendës së misionit të FMN në këtë shtator, pjesa më e madhe e takimeve do të zhvillohen në nivel teknik në Ministrinë e Financave.
Krahas huasë që u disburua në 3 vite mbi 330 milione euro, ekspertet e FMN-së asistuan qeverinë edhe në konsulencën për mbledhjen e taksave dhe nivelin e tyre. Niveli i taksave pritet të mos jetë më pjesë e diskutimeve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e sugjerimit të ekspertëve për nivelin e taksës së pronës.

https://youtu.be/sVVJSDzCLkk

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!