Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna në Kongres, 2 njerëzit e Trump që diskutuan për shkarkimin: 3 arsyet pse u tërhoqën

schedule16:26 - 8 Janar, 2021

schedule 16:26 - 8 Janar, 2021

Demokratët kërkojnë shkarkimin e Donald Trump pas ngjarjeve të dhunshme në Kongres, ku turma e nxitur nga presidenti në detyrë e “pushtoi”, edhe pse deri në fund të mandatit i kanë mbetur më pak se dy javë në Shtëpinë e Bardhë.

“CNBC” shkruan se mundësia e përdorimit të amandamentit të 25-të të Kushtetutës së SHBA për të rrëzuar Donald Trump u diskutua seriozisht nga Mike Pompeo dhe Steve Mnuchin të mërkurën në një kohë kur Amerika dhe bota ishin pa fjalë pas sulmit kundër Kongresit.

Sekretari amerikan i Shtetit dhe homologu i tij i Thesarit diskutuan çështjen me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e stafit, siç raportohet nga “CNBC”, kur Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe kreu i Senatit Demokratik në Senat, Charles Sumer i bënë thirrje Mike Pence të fillojë procedurat për shkarkimin e menjëhershme të Trump.

Pas konsultimeve, vijon më tej “CNBC”, Pompeo dhe Mniuchin arritën në përfundimin, “se Amendamenti i 25-të nuk ishte instrumenti i duhur për tre arsye kryesore:

Së pari, sepse do të duhej më shumë se një javë për të përfunduar procedurat përkatëse dhe kjo përpjekje nuk do t’ia vlente, pasi kanë mbetur vetëm 13 ditë që Trump të përfundojë mandatin.

Së dyti, sepse nuk ishte e qartë nëse tre zyrtarët qeveritarë që veprojnë si ministra emërimi i të cilëve nuk është ratifikuar ende nga Senati do të kishin të drejtën e votës në proces.

Dhe së treti, sepse një veprim i tillë do të zemëronte mbështetësit e Trump” thuhet në shkrim. Departamenti i Shtetit mohoi raportin “CNBC”, por Departamenti i Thesarit nuk pranoi të komentojë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!