Është mbyllur pjesa e parë e takimit gjysmëfinal në UEFA Europa League mes Shakhtar dhe Inter, me zikaltërit që udhëheqin me rezultatin 0-1.
Për të besuarit e Contes, shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 18-të. Barella krosoi në mënyrë të shkëlqyer nga krahu i djathtë, me Lauraron që nuk fali me kokë.
Shakhtar dominoi në qarkullim topi dhe në volum loje, por ukrainasit ishin të paqartë në metrat e fundit. Edhe 45 minuta për të përcaktuar finalisten e dytë./abcnews.al