Izraeli ka përdorur municione me fosfor të bardhë në operacionet e tij ushtarake si në Rripin e Gazës ashtu edhe në Liban, theksoi të enjten organizata joqeveritare Human Rights ëatch (HRë), duke theksuar se këto armë i ekspozojnë civilët pa dallim ndaj rrezikut të vuajtjes dhe lëndimeve serioze e afatgjata.
I pyetur në lidhje me akuzat e grupit, një zëdhënës i ushtrisë izraelite i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “aktualisht nuk ishte në dijeni të përdorimit të armëve që përmbajnë fosfor të bardhë në Gaza”. Ai nuk komentoi informacionet për përdorimin e municioneve të tilla në Liban.
قذائف فوسفورية حارقة يطلقها العدو الصهيوني بإتجاه سهل الماري ومزارع شبعا . pic.twitter.com/I71DcEu2jS
— علي شعيب || Ali Shoeib ?? (@alishoeib1970) October 10, 2023
Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës që nga e shtuna në shenjë hakmarrjeje për një sulm të paprecedentë të Hamasit ndaj tij që la 1300 të vdekur. Mbi 1500 palestinezë janë vrarë. Ushtria izraelite, u angazhua gjithashtu kundër luftëtarëve të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah.
HRë tha në një deklaratë se kishte verifikuar videot e regjistruara në Liban më 10 tetor dhe në qytetin e Gazës më 11 tetor, të cilat tregonin “shpërthime të shumta ajrore të predhave me municion fosfor të bardhë”, përkatësisht në dy zona rurale dhe në port./abcnews.al