HPV mund të shkaktojë kancer, mjekët apelojnë vaksinimin

schedule17:51 - 22 Prill, 2022

schedule 17:51 - 22 Prill, 2022

Human papiloma virus, është një infeksion viral që prek si femrat ashtu edhe meshkujt. Janë 200 versione të këtij virusi, mirëpo disa prej tyre janë të rrezikshëm dhe mund të shkaktojnë edhe sëmundje malinje. Mjekja obseter gjinekologe e spitalit Hygeia Donika Beba, tregon simptomat që ka ky virus, të cilat nuk duhen neglizhuar.

“Janë dy lloje HPV, high risk dhe low risk. Ato që janë high risk, shfaqen më egërsisht. Janë ato që ne i quajmë onkogene. Por nuk mjafton që të kesh prezent virusin high risk sepse ka shumë njerëz që e kanë dhe nuk i ndodh asgjë. Është e lidhur shumë edhe me imunitetin personal. Zakonisht nga momenti i infektimit qëndron dy vite. Kjo është kohë e mjaftueshme për të krijuar imunitet. Në rastin kur qëndron mbi 7-8 vite, atëherë ky kontigjent popullate është më i riskuar për tu përballur me patologji malinje. Manifestimet kryesore janë, shfaqja e kondilomave vulvare, anale, etj të cilat diagnostikohen më shpejt sepse janë më evidente. Në rastin e atyre high risk lidhet me dhimbjet gjatë kontakteve seksuale, rrjedhje vaginale, apo cikle hemoragjike.”

Vaksina kundër HPV mund të futet në kalendarin e vaksinimit në vendin tonë. Mjekja flet për rëndësinë e vaksinimit.

“Këtë vit kam dëgjuar që ISHP ka futur vaksinimin edhe te kalendari i vaksinimit të fëmijëve. Shpresojmë që vaksinimi tek ne të futet sa më shpejtë. Vaksina ekziston mirëpo mund të gjendet vetëm privatisht nëpër farmaci. Bëhet kryesisht nga mosha 12-14 vjeç. duhet bërë vaksinimi në mënyrë që kur të nisin marrëdhëniet seksuale në moshë të re, të ketë antitrupa nëse bie në kontakt me virusin”. 

HPV mund të zbulohet nëpërmjet pap testit si edhe testit për Human papiloma virus. Këshillohet që gratë të kryejnë pap testin të paktën 1 herë në vit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!