Aktivisti Ilir Hoxholli, është i ftuar në Pressing, në ABC News, aty ku e nisi fjalën e tij me ndeshjen Kukësi-Tirana, që ka marrë vëmendjen më të madhe në emisionin e moderuar nga Gerti Çarçani. Në fjalën e tij, Hoxholli tha: “Më vjen mirë për Egbo, pasi luajti me Muçin në pjesën e parë dhe ai ia shpërbleu.
Hedhja e Ngoo në fushë, ishte diçka shumë pozitive, pasi Muçi e kishte lodhur mbrojtjen për shumë minuta. Kukësi e kishte zënë Laçin në befasi me të njëjtin stil loje dhe besonin se do t’ia dilnin edhe me Tiranën.
Kishte shumë momente tensioni, Egbo futi edhe Ismajlgecin, i cili është më i thjeshtë dhe bën gjithmonë pasimin e duhur”, u shpreh Hoxholli./abcnews.al