Humbja 2-1 e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e Nations League, është tema e diskutimeve në emisionin “Pressing” në ABC News. Gazetari i njohur, Artan Hoxha u ndal te mungesa e Bernard Berishës.
28-vjeçari nga Peja ironizoi me trajnerin Challandes pas golit të shënuar me Greqinë dhe trajneri helvet vendosi të mos e grumbullojë sulmuesin e majtë të Akhmat Grozny për përballjen historike të mbrëmjes së sotme.
“Kjo ishte ndeshja e jetës për Kosovën. Nëse do të isha Challandes sot, do e shfrytëzoja Bernard Berishën, do e hidhja në fushë dhe pastaj do e largoja përsëri. Nuk ka rëndësi burrëria në këtë rast, sot duhej vetëm rezultati. Masat disiplinore i mori edhe Panucci te Shqipëria, por e pamë ku na çoi“, deklaron Hoxha. /abcnews.al