Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha si Lamine, por rrezikon Serbinë/ Ylli kuqezi jep 45’ spektakël në Kroaci, veçse dëmtohet

schedule10:40 - 29 Shtator, 2025

schedule 10:40 - 29 Shtator, 2025

Provoi një kulm, por edhe një tronditje. Arbër Hoxha është padyshim lojtari i momentit i kombëtares shqiptare, si dhe i Dinamos së madhe të Kroacisë, veçse spektakli i tij prej 45 minutash në kampionatin e këtij vendi përfundoi me një dëmtim.

Shënoi një gol tërësisht personal, krejt si një Mesi apo Lamin Jamal, e pastaj shërbeu një asist të shkëlqyer, por ndoshta ndeshjet e shpeshta dhe mungesa e pushimit bënë të vetën.

Hoxha u detyrua të linte fushë në pushim, ndërsa Dinamo luante ndaj Slaven Belupos në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, aty ku ai nuk deshi të festonte golin e shënuar ndaj ish-ekipit të tij.

E përditshmja e kryeqytetit, “Jutarnji List” shkruan me shqetësim se trajneri Kovaçeviç nuk do të bëjë gjumë të qetë sepse shqiptari pësoi lëndim në muskujt aduktorë të këmbës.

Si është situata e yllit kuqezi?

“Jutarnji List” informon se ai rrezikon ndeshjen e së enjtes së 2 tetorit ndaj Makabit të Tel Avitit në Ligën e Europës, ndonëse duhen pritur analizat mjekësore deri këtë të martë.

Një fatkeqësi e vërtetë, dhe një rrezik potencial edhe për ndeshjen Serbi-Shqipëri në 11 tetor në eliminatoret e Kupës së Botës.

Hoxha ishte më I miri ndër 22 lojtarët titullarë në duelin Dinamo-Slaven Belupo duke marrë notën 8.5 e duke bërë thuajse gjithçka në nivel të lartë, dhe nga mediat cilësohet si lojtari më I mirë I ekipit gjatë shtatorit.

Edhe e përditshmja tjetër zagrebase, “Veçernji List” e vendos shqiptarin si fytyrën e Dinamos, dhe lojën e cilësoi “rapsodi”.

Në 8 ndeshje në Ligën e Parë të Kroacisë dhe në Ligën e Europës, Hoxha ka 2 gola e 3 asistë, dhe po kalon momentin më të mirë të karrierës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!