Hoxha pret ministrin danez për Migracionin dhe Integrimin: Mbështetje e fortë Shqipërisë, në rrugën drejt BE

schedule11:42 - 26 Mars, 2025

schedule 11:42 - 26 Mars, 2025

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në Tiranë, Kaare Dybvad Bek, Ministrin për Imigracion dhe Integrim, të Danimarkës.

Ministri danez shprehu mbështetjen e fortë të vendit të tij, për Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit në BE, të cilën e konfirmoi gjatë takimit me ministrin shqiptar.

Në vjeshtë do të mbahet në Sarajevë një Samit për vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus integrimin.

“Njëzëri vlerësuam marrëdhëniet tona si të shkëlqyera dhe me potencial të madh për të ardhmen.

Theksova se programet e Ripranimit të mbështetura nga Qeveria e Danimarkës, po zbatohen me efikasitet. Numri i turistëve danezë në Shqipëri po rritet nga viti në vit”, theksoi ministri Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!