Hoxha: Politika të mbajë duart larg krimit, ato sjellin kosto, jo vota

schedule13:05 - 15 Mars, 2021

schedule 13:05 - 15 Mars, 2021

Artan Hoxha nga studio e ABC këtë të hënë ka komentuar situatën e tensionuar politike të ditëve të fundit në vendin tonë.

Gazetari bën me dije se është e rëndësishme që liderët politike të partive të qëndrojnë larg grupeve politike për të mos shkaktuar gjendje që nesër mund të kenë pasoja te qytetarët.

Sipas Hoxhës kryeministri duhet të jetë dhe personi i parë që duhet të mbajë duart larg nga personazhet e krimit pasi sipas tij ato nuk sjellin vota por vetëm kosto për të ardhmen.

“Ajo që unë kam këmbëngulur dhe më parë është se personazhet përfshihen tek zgjedhjet dhe ai që kontrollon qeverinë e ka dhe detyrën që të mos i  lejojë një gjë të tillë. Së pari aty kryeministri duhet të jetë i kujdesshëm dhe të  mos lejojë që kur të jetë në një zonë të tillë të mos ketë personazhe të tillë rrotull. Janë këto të dy që duhet që të shmangin përplasje të tilla. Ishin Basha dhe Rama që e nisën konfliktin jo qytetarët. Edhe dje qytetarët e Elbasanit ishin të distancuar përgjigjen e tyre do e shikoni me 25 prill. Kryeministri i vendit duhet të jetë i parë që të mos lejojë përfshirjen e elementëve të tillë në fushatë. Por mos harroni se jemi në një vit pandemik, vit krize dhe kryeministri kërkon të futet në histori dhe të marrë mandatin e tillë. Unë e di shumë mirë se kush janë, pasi në darkë mund të dalë dhe

Kur unë të them se ka një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së në Elbasan dhe drurin e ka ngrënë LSI-ja dhe ato që janë pas Taulant Ballës dhe Gaz Bardhit janë ato që e shkaktojnë dhe një gjë të tillë. Mesa informacion kam unë është se janë proceduar penalisht 4 persona.

Në turmë ka dhe njerëz të armatosur, por nuk duhet që të harrojmë se janë dhe civilë, ndërsa njerëzit që vijnë nga bota e krimit nuk ka nevojë të jenë të armatosur ato me prezencën e tyre tregojnë liderit dhe kundërshtarit që janë aty. Unë u bëj thirrje forcave politike që të mbajnë sa më larg personazhet e krimit pasi ato sjellin vetëm kosto nuk sjellin më vota.

Dje në të vetmin aktivitet që regjia e forcave politike nuk e kishte në dorë nuk kishte një gjë të tillë. Ne e dimë dhe opozita e di shumë mirë se me kë ka të bëjë. Edhe Basha edhe Bardhi e dinë se kë kanë përballë por nuk duhet që të bien në grackën e tyre. Në shtator të këtij viti Basha, Meta dhe Rama do të jenë të gjithë bashkë në Elbasan, ndërsa ato që kanë shkëmbyer grushta në Elbasan nuk do të harrojnë”, ka thënë Rama. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!