Hoxha: Lufta ndaj kanabisit nuk është problem policor, në dhjetor dhe janar zhvillime të reja

schedule12:59 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 12:59 - 18 Dhjetor, 2020

Artan Hoxha nga studio e ABC këtë të premte ka deklaruar se lufta ndaj kanabisit në vendin tonë nuk mund të bëhet vetëm nga strukturat e policisë.

Sipas tij policia nuk ka mjetet dhe të ardhurat e duhura financiare për të zbuluar dhe për të goditur një kupolë të tillë kriminale.

Në një bisedë me kolegen Juli Xhokaxhi, Artan Hoxha ka theksuar se gjatë muajit dhjetor dhe janar pritet që të ketë detaje të reja në lidhje me hetimin e personave të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në vendin tonë dhe për përfshirjen e efektivëve të policisë.

LEXO EDHE: Raorti i kanabisit nga Guarda Di Finanza, Hoxha: Jo reale, shifrat janë manipuluar për tendenca politike

“Unë e kam thënë se lufta kundër kanabisit nuk është problem policor, por i të gjithë strukturat, duhet që të nisë nga Kuvendi për të pajisur me mjetet e duhura agjensitë e luftimit të krimit burimet financiare pasi nuk mund të luftosh një industri që prodhon miliona euro. Nëse ti do të dërgosh mjetet që janë për terren fushor s’ke si e lufton. Ka pas raste që policia ka sekuestruar hangarë, kujtoni hangarët që unë kam publikuar para një muaji që ishin të maskuar si stalla. Mua më është thënë se është levizuar me mjete ajrore por akoma nuk e di se sa i saktë mund të jetë një informacion i tillë. zakonisht sasitë e mëdha të kanabisit kapen me informacion me postobllok është rastësi.

Gjetja e hangarëve unë kam sjellë pamje këtu ku dukeshin panele diellore, një fshatar nuk e blen një gjë të tillë, sivjet ndryshe nga 2016 ka pas shumë hetime brenda radhëve të policisë, kemi parë se janë vënë nën hetim polic në Korçë dhe ne Vlorë shumë shpejt do të kemi në Berat, Skrapar dhe në Krujë.

 Janë bërë përgjime etj, janë provuar se ku janë parcela të mëdha me kanabis nuk bëhet pa bashkëpunim në radhët e policisë dhe policia e ka provuar një gjë të tillë. Fundi i dhjetorit dhe në janar do të kemi zhvillime në këtë fushë, pamë 41 persona të akuzuar në Vlorë kemi pasur në Korçë. Narko-trafikantët kanë pasur shumë informacion për monitorimin e hapësirave përmes rrugëve ajrore. Trafikantët nuk kanë tentuar dhe nxituar të mbjellin në kohën e monitorimit”, ka thënë Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!