Nëse në verë po mendonin ta largonin, tashmë gjithçka është përmbysur.
Arbër Hoxha jo vetëm që qendroi tek Dinamo e Zagrebit, dhe jo vetëm që shkëlqeu në fushën e lojës, por edhe meritoi një kontratë të re, më të mirë sesa të parën.
Mediat nga kryeqyteti I Kroacisë njoftojnë se akordi I ri do të vlejë deri në 2029, dhe se rroga bazë e shqiptarit do të jetë 500 000 euro në sezon, pra gjysmë milioni, pa llogaritur shpërblime të ndryshme.
Edhe pse kjo nuk është paga më e lartë në klubin më të madh kroat, sërish është lart dhe Hoxha në të ardhmen mund të synojë edhe 1 milionë eurot, që në “Maksimir” I kanë marrë vetëm yje si Marko Pijaca, ish-sulmuesi kryesor Bruno Petkoviç apo ish-kapiteni legjendar shqiptar nga Maqedonia, Arijan Ademi.
Sesa të shtrënguar janë tek Dinamo me rrogat e tregon fakti se Petar Suçiç, që sot luan titullar tek Interi në Serinë A, merrte vetëm 6 000 euro në muaj, pra 72 000 euro në vit.
Arbër Hoxha ka qenë I shkëlqyer këtë edicion për të kaltrit, me 3 gola e 3 asistë në 16 ndeshje në Ligën e Parë të Kroacisë dhe në Ligën e Europës.
Për tifozët, shqiptari është kthyer në idhull pas golave që sollën fitoret në derbet kundër Hajdukut dhe Rijekës.

