Hoxha: Këta përmbarues me pistoletë në kokë, Dogjani: Me 12 veta e vë rendin dhe sigurinë

schedule23:08 - 6 Nëntor, 2019

schedule 23:08 - 6 Nëntor, 2019

Për gazetarin Artan Hoxha, krimi i organizuar nuk merr dot një pëllëmbë tokë nëse nuk ka bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese në vend.

“Krimi i organizuar nuk i merr dot një pëllëmbë tokë, nëse nuk ka bashkëpunim nëse nuk ka një prokuror, një gjyqtar dhe një drejtor hipoteke që falsifikon provat dhe nuk ka një përmbarues. Në Shqipëri ka dy lloj përmbaruesish. Këta janë përmbarues me pistoletë në kokë.

Në Shqipëri janë 300 prokurorë të tjerë dhe problemi është që të parandalohen, që të ngrihen të tjerët. Janë 200 policë shteti të vrarë. Po filloi të godasë aty krimi s’ka çi bën më politika, duhet të ngrihet shoqëria. Kjo ngjarje duhet të merret si maskotë për të shkundur, është këmbanë alarmi”.

Ndërsa për ish drejtuesin e Policisë Dogjani rendi dhe siguria mund të vihen edhe me 12 vetë. Sipas tij kjo bëhet duke u dhënë garanci atyre dhe të mos jenë të lidhur me krimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!