Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha fiton zemrat e polakëve/ Klubi i Widzew Lodz gati të paguajë 5 milionë euro për kartonin

schedule23:16 - 28 Mars, 2026

schedule 23:16 - 28 Mars, 2026

Nga Polonia vjen një lajm i jashtëzakonshëm! Arbër Hoxha mund të luajë në sezonin e ardhshëm në kampionatin polak. Sulmuesi i Shqipërisë, i cili ndëshkoi kombëtaren polake në Varshavë në takimin gjysmëfinal play-f për botërorin 2026 është kthyer në objektivin kryesor të skuadrës së Vidzev Oxh.

Media polake “Meczik” raporton se klubi është në bisedime të avancuara në lidhje me transferimin e sulmuesit të krahut.

Hoxha u bashkua me Dinamo Zagrebin në janar të vitit 2024 për 1 milion euro. Ai është kthyer në një lojtar kyç për kroatët.



Këtë sezon, lojtari ka bërë 33 paraqitje, duke regjistruar gjashtë gola dhe pesë asiste.

27-vjeçari ka përfaqësuar gjithashtu Shqipërinë 27 herë.

Widzew është gati që të paguajë rreth 5 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe ka arritur një marrëveshje paraprake me Dinamon dhe vetë futbollistin kuqezi për ta marrë atë në verë.

Kushti është që Vidzev Oxh të qëndrojë në elitën e futbollit polak. Aktualisht, skuadra renditet e parafundit në tabelë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!