Hoxha: Ekzekutimi në Laç nga vrasës me pagesë, mesazhi për Ervin Matën për të larguar vëmendjen

schedule17:43 - 1 Qershor, 2020

schedule 17:43 - 1 Qershor, 2020

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se vrasja në Laç ku u ekzekutua shkoku i Ervis Martinajt, mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë, duke e lidhur këtë me ngjarje të mëparshme kriminale.

Hoxha tha se ka pasur një tentativë për të lidhur ngjarjen e ndodhur në Laç me shpërthimin e ndodhur pranë hotelit të Ervin Matës pranë QSUT-së, për shkak të konfliktit të mëparshëm të palëve të përfshira, por theksoi se kjo është strategji për të hequr vëmendjen.

Ai solli në vëmendje vrasjen e Santiago Malkos e cila futi në skenë një grup tjetër që mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Lexo edhe: Atentati në Kurbin, Hoxha: Autorët ishin të veshur me uniformë te Forcave Speciale

“Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Kjo pistë mbahet në këmbë me anë të ngjarjeve të mëparshme për pazare të pambyllura. Tani na del një trafikant i kthyer në biznesmen. Një personazh që ishte i skeduar nga policia. Sot presim OFL që të kujtojë ato që ai i ka bërë.

Njohja e Bujar Likës me Vis Martinajn i jep një lloj ngjyrimi ngjarjes, duke e lidhur me serialin e mëparshëm. Por tani duhet të gjendet motivi dhe kështu mund të kapësh autorët. Atë ditë ka pasur tentativë për të lidhur ngjarjen e Mamurrasit me një shpërthim pranë QSUT-së që bëri një devijim dhe të vëmendjes së mediave duke përfshirë persona në hetim. Nga të dhënat e deritanishme nuk është shumë e besueshme ajo linjë. Pasi ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër në Tirane.

Ka ndodhur vrasja e Santiago Malkos. Ajo fut në skenë një grup tjetër. Dhe një mendje djallëzore ka dashur të devijojë vëmendjen në një drejtim tjetër. Ne të gjithë e dimë se në një hotel ka qytetarë të thjeshtë. Aty kam parë mjekë nga më të mirët sepse është pranë spitalit dhe kanë shërbimin. Akti nuk shkon vetëm në hakmarrje por rrezikon edhe persona të tjerë.

 Kjo ngjarje ka krijuar problem dhe pasiguri në vend. Këto dy ngjarje që ndodhën në Tiranë në Mamurras dhe ato që ndodhën para një javë në Vlorë janë vijim i një ngjarje të mëparshme. Ngjarja në Mamurras duket goditja e njërës palë ndaj tjetrës. Kjo është më shqetësuese”, tha Artan Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!