Hoxha: Basha nuk është “peng” i Ramës, gabimi që bëri me Berishën

schedule20:10 - 15 Tetor, 2021

schedule 20:10 - 15 Tetor, 2021

Për analistin Artan Hoxha, Lulzim Basha nuk është peng i kryeministrit Edi Rama, sikurse e akuzon Sali Berisha.

Në Radar Informativ me Jonida Shehun, duke komentuar situatën e brendshme në PD, Hoxha tha se Basha mori një vendim të vështirë nën presion nga faktorët e SHBA. Megjithatë, thotë ai, gabimi i kryedemokratit ishte se në momentin që mori këtë vndim duhet të mblidhte anëtarësinë dhe t’i kërkonte rikonfirmimin si kryetar. Nga ana tjetër, sipas analistit aksioni i Berishës ndikon në hapjen e partisë.

Lexo edhe: Hoxha: KLGJ dhe KLP të papërshtatshme për të kryer vettingun

“Unë mendoj se Berisha po bën diçka për hapjen e partisë, përtej burokracive. Nga ana tjetër them që Basha nuk është peng i Ramës. Ai mori një vendim të vështirë dhe nën presion nga faktorë të SHBA. Dhe them që ai bëri gabimin e madh që në momentin që mori vendimin t’i kërkonte anëtarësisë rikonfirmimin e  tij si kryetar,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!