Hoti uron Kurtin: Nesër i dorëzoj detyrën, pres që të sillet me përgjegjësi

schedule20:51 - 22 Mars, 2021

schedule 20:51 - 22 Mars, 2021

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur fjalën e tij për mediat, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi qeverinë e re.

Hoti i uroi suksese Albin Kurrit dhe Glauk Konjufckës për postet e tyre si kryeministër dhe kryetar të Kuvendit.

Hoti, i cili nesër i dorëzon detyrën Kurtit tha se pret nga ky i fundit që të sillet me përgjegjshmëri.

 

Më lejoni të uroj kryetarin e ri dhe kryeministrin e ri për detyrat që kanë marrë. Suksesi i tyre është sukses i Kosovës dhe dështimi i tyre na kushton të gjithëve. Prandaj i uroj suksese.

Për mua ka qenë nder të udhëheq. Nesër do të dorëzojë detyrën. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë.

Kryeministrit do t;ja dorëzoj informatat e plota për procesin e integrimit dhe liberalizmin vizave. Do t’i dorëzoj informatat e plota për procesin e dialogut.

Kjo është mënyra e dorëzimit të detyrës që të bëhet standard. Besoj se kjo është e rëndësishme për zhvillimin afatgjatë dhe maturitetin e institucioneve të Kosovës.

Pres që kryeministri i ri të sillet me përgjegjësi. LDK edhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli jonë në mbrojtje të Kosovës do të jetë në opozitë duke mbikëqyrur punën e qeverisë. Nuk do të gjuajmë gaz lotsjellës, por do të bëjmë opozitë.

Stuhia zgjedhore pushon shpjet dhe të vërtetat dalin në dritë. Të vërtetat janë të pamohueshme. Populizmi shuhet shpejt. Ne do të jemi këtu për të bërë betejën politike”, tha Hoti. g.v/abcnews.al