Hoti takohet me Oliver Varhelyi: Liberalizimi i vizave, nevojë urgjente

schedule18:09 - 15 Korrik, 2020

schedule 18:09 - 15 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, këtë të mërkurë është takuar me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varheyli.

Në këtë takim mësohet se temë kryesore ka qenë procesi i liberalizimit të vizave.

Kryeministri Hoti në këtë takim ka theksuar nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

“ Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre euroatlantik, prandaj kryeministri Hoti ka vlerësuar se është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Hoti.

Ky është takimi i dytë mes tyre brenda pak ditësh. Ndër të tjera Hoti ka thënë se është nevojë  urgjentepërmbyllja e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre euroatlantik, prandaj kryeministri Hoti ka vlerësuar se është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim u fol edhe për nevojën për strategji dhe protokolle të përbashkëta regjionale e evropiane për luftimin e pandemisë, ndërsa Varhelyi e siguroi kryeministrin Hoti se Kosova si pjesë e kontinentin është dhe do të jetë pjesë e kësaj strategjie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!