Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë vendim për të shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt.
Mësohet se një vendim të tillë e ka propozuar ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruajnë mediat në Kosovë.
Sakaq bëhet me dije se vendimi për shkarkimin ka ardhur pas raportit të performancës, ndërsa vetë Rashit Qalaj ka konfirmuar se ka pranuar vendimin dhe se nuk do të jetë më në krye të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu bëhet me dije se kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e shkarkimit të Qalajt i cili ishte emëruar në krye të Policisë së Kosovë më 28 gusht të vitit 2018.
/abcnews.al/