Hoti: Respektoni institucionet e pavarura, shteti nuk është lojë

schedule15:53 - 21 Janar, 2021

schedule 15:53 - 21 Janar, 2021

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bën thirrje që të mos reagohet me tonë fyese ndaj institucioneve të pavarura, ndërsa shton se shtetin nuk është një lojë.

Reagimi i Hotit vjen pas deklaratës së zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili u shpreh se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

Sipas tij, partitë politike e kanë detyrim të respektojnë vendimet e institucioneve të pavarura.

Reagimi:

Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.

Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.

Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë.

/abcnews.al/