Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka deklaruar se qytetarët duhet të respektojnë masat e reja anti-covid.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Hoti kujton se ,mjekët, infermierët, stafi teknik, policia , inspektoratet janë në krye të detyrës në përballjen me COVID-19.
Statusi:
Të nderuar qytetarë,
Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia.
/abcnews.al/