Hoti për datën e zgjedhjeve: Nuk kemi hapësirë për konsultime

schedule15:26 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 15:26 - 22 Dhjetor, 2020

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, reagoi sot për herë të parë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi qeverinë e tij dhe çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Hoti e pranoi këtë vendim dhe premtoi se qeveria në detyrë do të bëjë detyrat e saj. Ndërkaq, i  pyetur nëse e ka pritur vendimin e gjykatës dhe kur do të jetë data më e përshtatshme për zgjedhje, Hoti ka thënë se, nuk ka hapësirë për konsultime rreth datës së zgjedhjeve.

Lexo edhe: Avdullah Hoti: Do të bëjmë detyrat tona deri në formimin e qeverisë së re

“Unë e kam parë mbrëmë në orët e vona kur është publikuar sepse ne kështu funksionojmë, nuk funksionojmë me parapolitikë e as me elemente të tjera. Nuk ka hapësirë për konsultime. Krejt çka mund të flasim është për një javë para apo prapa vendosjes së datës së zgjedhjeve”, deklaroi Hoti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!