Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në një konferencë për mediat pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, tha se marrëveshja e arritur duhet të konsiderohet një hap i madh, për normalizim të marrëdhënieve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ndikuan të mundësohej njohja nga Izraeli”, u shpreh ai.
Sakaq ai shtoi se marrëveshja e arritur do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë së Kosovës, ndërsa shtoi se destinacioni përfundimtar mbetet integrimi në BE.