Hoti pas letrës së Biden: SHBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës

schedule14:08 - 7 Shkurt, 2021

schedule 14:08 - 7 Shkurt, 2021

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për letrën e presidentit amerikan Joe Biden, dërguar presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Hoti shprehet se SHBA-të vijojnë të mbesin aleati më i fuqishëm i Kosovës, ndërsa shkruan se letra e presidentit amerikan është një dëshmi për lidhjen e veçantë mes dy vendeve, duke kujtuar miqësinë që përmendej dhe nga Presidenti Rugova.

Lexo edhe: LETRA/ Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

“Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet”, shkruan ai.

Statusi:

SHBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës.

Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.

Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.

Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet.

Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve.

Faleminderit Presidenti Biden!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë Kosovën!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!