Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë ka treguar vendimet që janë marrë ditën e sotme nga këshilli i ministrave.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se nga e hëna do të lejohet lëvizja e lirë për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit.
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”, ka shkruar Hoti.
Hoti ka bërë të ditur se do të rekrutohen 20 specialistë shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e masave që do të dalin nga ky manual./abcnews.al