Hoti në Reçak: Drejtësia nganjëherë vonon, por do të vendoset

schedule09:54 - 15 Janar, 2021

schedule 09:54 - 15 Janar, 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në 22 vjetorin e masakrës në Reçak nga forcat serbe tha se asnjëherë nuk do të prehen në paqe viktimat derisa ata që i kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar.

Gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, Hoti ka thënë se drejtësia ndonjëherë vonon, por u shpreh i bindur se do të vendoset.

Sot në këtë ditë bëmë nderimet në këtë vend të veçantë, ku ka ndodhur ngjarje e tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur plotë maskara dhe fillimi i vitit është gjithmonë i dhimbshëm për plotë familje.  Ky vend është më i veçantë. Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin që ndodhte në Kosovë, me vite të tëra por që ka kulmuar në këtë ditë.

Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë”, u shpreh më tej kryeministri në detyrë.

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!