Hoti: Marrëveshjet do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve, në fokus stabiliteti rajonal

schedule13:44 - 2 Tetor, 2020

schedule 13:44 - 2 Tetor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e përbashkët për mediat me homologun e tij Edi Rama ka theksuar se tashmë janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh që do na ndihmojnë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta mes dy vendeve.

Hoti ndër të tjera ka theksuar se sfida më e madhe për të dy vendet është kontributi për stabilietin e rajonit dhe integrimi euroatlantik i të gjithë vendeve në Ballkanin Perëndimorë.

LEXO EDHE: Rama thumbon Kurtin: Hoti zhbllokoi procesin e ngrirë të Kosovës! Ra tabuja e Shengenit rajonal

“Unë falenderoj ekipet e dy qeverive për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe për kujdesin që ne do të kushtojmë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në fushën e kulturës me projekte të përbashkëta, për punësimin e përbashkët, marrëveshje në fushën e sigurisë dhe të ekonomisë etj, jam i bindur që tashmë kemi krijuar një qasje rajonale në qasjen që kemi duke filluar me projektin e hekurudhës dhe me projektet e tjera që kanë implikime rajonale. Me këtë marrëveshje, tashmë shihemi si dy vende që po kontribojmë në stabilitetin rajonal.

Me marrëveshjen e Washingtonit është krijuar një risi e re për të gjithë vendet e rajonit dhe tashmë presim që dhe në takimet e ardhshme me BE të krijojmë një marrëveshje të re. Ne mbetemi partnere konstruktiv për integrimin euroatlantik të rajonit.

Unë me Padurim pres ardhjen e kryeministrit Rama në Prizren për të finalizuar dy marrëveshjet kryesore atë të doganave dhe të portit të Durrësit”, është shprehur Hoti.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!