Hoti: Lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, prioritetet e qeverisë

schedule13:43 - 3 Gusht, 2020

schedule 13:43 - 3 Gusht, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti këtë të hënë ka deklaruar se ekzekutivi që ai udhëheqë, mbetet i përkushtuar në dy prioritete, luftën kundër koronavirusit dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se so do të zhvillohet mbledhja e Komitetit për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ku sipas tij, autoritetet do të angazhohen që të shtohen kapacitetet spitalore – shtimi i shtretërve – dhe po punojnë edhe për të rritur kapacitetet testuese.

Ndërkaq, sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, Hoti tha se sapo të hyjë në fuqi Ligji për rishikimin e buxhetit do të ndahen mjetet financiare për qytetarët dhe bizneset, që janë paraparë në Pakon Emergjente Fiskale, që ishte miratuar nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Presim që kuvendi të miratojë këtë javë edhe Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, për të hapur rrugë për zbatimin e të gjithë Pakos për rimëkëmbje ekonomike”, tha Hoti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!