Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në fjalën e tij në mbledhja e dy qeverive në Tiranë ka deklaruar se në marrëveshjet që do të firmosen sot mes dy qeverive tregojnë përkushtimin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Më tej Hoti theksoi se se njëra ndër marrëveshjet do të jetë edhe krijimi i një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës.
“Kemi vlerësuar se përmes implementimit të këtyre marrëveshje, siç është krijimi i fondeve të përbashkët në mbështeje të Luginës së Prshevës. Marrëveshja për bashkëprodhim të filmit, bashkëpunimi në fushën e transportit, bashkëpunimi në platformën dixhitale. Bashkëpunimi i thellë i ministrive të Kulturës, bashkëpunimi i dy ministrive të Shëndetësisë, në atë të sigurisë, ekonomisë dhe paradalimin e evazioni fiskal tregojnë përkushtimin dhe përcaktimin tonë për të zgjidhur problemet”, tha Hoti.
Gjatë fjalës së tij, Hoti ka falënderuar shtetin shqiptar për mbështetjen ndaj Kosovës në politikën e saj të jashtme.
LEXO EDHE: Mbledhja e dy qeverive, Rama: Ambicia jonë është heqja e kufirit me Kosovën
“Në fushën e politikës së jashtme nuk mund ta falenderojmë asnjëherë sa duhet shtetin shqiptar. Gjatë këtyre muajve kemi pasur mjaft sfidë me diplomacinë rone për të rivendos si duhet marrëdhëniet tona me partnerë strategjikë.
Na është dashur të marrim vendime jo populliste në fillim të mandatit, por tepër të nevojshme”, u shpreh Hoti. g.v/abcnews.al