Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.
Kreshnik Gashi është emëruar Drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, më 25 nëntor 2019. Para se të emërohej në këtë post ai ka mbajtur pozita të larta institucionale dhe manxheriale në sektorin publik. /abcnews.al/

