Hoti flet pas takimit me Vuçiç në Bruksel: Kemi bërë progres

schedule20:01 - 16 Korrik, 2020

schedule 20:01 - 16 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas takimit që ka pasur sot me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kryeministri ka thënë për televizionin publik se në kuadër të rinisjes së dialogut, kanë arritur progres dhe se javën e ardhshme pritet detajizim i çështjeve.

Hoti ka theksuar po ashtu se besojmë tek partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen që u kanë dhënë.

Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje.

Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Mund të ketë biseda të natyrës teknike.

Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së”, ka deklaruar Hoti.

Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më se 20 muajsh.

Më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!