Hoti: Do të nisem në Uashington, për dialogun me Serbinë i çova ftesë edhe Kurtit

schedule23:09 - 2 Korrik, 2020

schedule 23:09 - 2 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se kushtetuta i jep atij të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti tha në“Opinion” se tashmë Kosova ka ndërtuar të gjitha mekanizmat për t’u përfaqësuar në këtë dialog dhe pohoi se është i gatshëm të shkojë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, në ftesën më të parë që do të ketë.

Ai tha se për këtë takim janë parashikuar objektiva dhe se nuk diskutohet integriteti territorial i vendit, por çështje që lidhen me njohjen reciproke.

“Unë kam pas ftesë që të shkoj edhe pasi ndodhi dhe ka qenë insistim i Ambasadorit Grenell që unë të shkoj, mandej u ra dakord që ky takim të spostohej për një datë tjetër”, tha ai.

Delegacioni është ndërtuar. Në aspektin kushtetues është Kryeministri i vendit që përfaqëson shtetin në procesin e dialogut. Ajo që unë po bëj është që të kemi një përfshirje të forcave politike. Dje në mbledhje të qeverisë kemi themeluar një zyrë dhe jemi dakordësuar në sallën e kuvendit, që kuvendi të jetë i përfshirë në proceset. Pra kemi ndërtuar mekanizmat”, shtoi Hoti më tej.

Kryeministri, po ashtu ka deklaruar se në procesin e dialogut më Serbinë është munduar që të përfshijë të gjitha palët.

Hoti tha se i ka çuar ftesë edhe Albin Kurtit, po Vetëvendosja zyrtarisht ka refuzuar të marr pjesë në takim.

“I kam çuar ftesa zyrtare Albin Kurtit. Kam marrë një përgjigje publike nga VV që kanë refuzuar të vijnë në takim. Nga PDK nuk kemi përgjigje të prerë, por do të shohim në vijim”, tha Hoti.