Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se qeveria do të ndajë një fond për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet.
Hoti tha se fondi do të ndahet në bazë të kapaciteteve që ka Qeveria.
“Në Qeveri do të ndajmë një fond në bazë të mundësive që tu ndihmojmë familjeve në nevojë nga vërshimet. Ne jemi në teren çdo ditë. Jam takuar me kryetarët e komunave që kanë dalur në teren.“, ka deklaruar Hoti para mediave.
Përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.